Please enter at least 3 characters.

Mbërrijnë aeroplanët me kufomat e viktimave nga aksidenti në Bullgari

2021/12/03122021_Drzhavna-ceremonija_Aerodrom-Skopje-2-scaled.jpg

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit kanë arritur kufomat e viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari.

Tashmë ka filluar tërheqja e tyre nga aeroplanët.

Fluturimi i avionëve u prolongua për disa orë për shkak të motit të ligë në Sofje.

Në aeroportin e Shkupit trupat e pajetë po i pret një delegacion i lartë shtetëror e po ashtu aty kanë shkuar edhe hoxhallarë për pritjen e tyre./Telegrafi/