Mbappe: Thashë se do të jap gjithçka për PSG-në, duhej ta vërtetoja me fakte
Kylian Mbappe ishte ai që vendosi ndeshjen e parë mes PSG-së dhe Real Madridit në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi foli në Canal Plus France pas ndeshje, duke thënë se duhet ta tregonte me fakte se do të jepte gjithçka për PSG-në.
"Ne donim të ishim gati për këto net të shkëlqyera. Ne ëndërrojmë për këto lloj netësh. Ne donim të fitonim, u shtymë nga tifozët tanë. Ka një ndeshje të dytë, është kampionati dhe më pas do të mendojmë për ndeshjen e 9 marsit”.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1493705447114625025
"Nuk e kam vendosur të ardhmen. Unë jam lojtar i PSG-së, një nga klubet më të mëdha në botë. Jam shumë i lumtur”.
"Unë thashë se do të jepja gjithçka dhe duhej ta vërtetoja me fakte. E bëra për herë të parë, do të duhet ta vërtetojmë për herë të dytë në Bernabeu", ka thënë Mbappe.
Fitorja 1-0 nuk i jep siguri të madhe PSG-së dhe duhet të luftojë në ‘Santiago Bernabeu’ për të kaluar tutje. /Telegrafi/


