Please enter at least 3 characters.

Mbahet tryeza `luftimi i korrupsionit, pa kontroll të gjyqësorit`

2017/05/drejtesi1-2.jpg

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe NED, sot do të organizojë një tryezë për të diskutuar performancën dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit.

Tryeza titullohet"Luftimi i korrupsionit, pa kontroll të gjyqësorit”.

IKD gjatë kësaj tryeze do të prezantoj raportin e monitorimit sistematik të rasteve të korrupsionit në sistemin prokurorial dhe gjyqësor, i cili përmban gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet konkrete se si të shtohet efikasiteti dhe efektiviteti i këtyre sistemeve në trajtimin e rasteve të korrupsionit.