Please enter at least 3 characters.

Mbahet mbledhja komemorative për Fadil Vokrrin

2018/06/mbledhja-1.jpg

Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, u mbajt mbledhja komemorative për legjendën e futbollit, Fadil Vokrri.

Mbledhja komemorative u mbajt në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës.

Në Kuvend fillimisht janë bërë homazhe nga personalitete të shquara të politikës, sportit dhe të gjitha sferave.

Varrimi i legjendës së futbollit, Fadil Vokrri bëhet në varrezat e qytetit të Prishtinës, në Dragodan, në ora 17:00.