Please enter at least 3 characters.

Matuidi: Ronaldo e meriton Topin e Artë

2018/11/Ronaldo-Matuidi.jpg
342:"MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 23: Cristiano Ronaldo of Juventus and Blaise Matuidi of Juventus celebrate following their sides victory in during the Group H match of the UEFA Champions League between Manchester United and Juventus at Old Trafford on October 23, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi beson se shoku i ekipit të tij, Cristiano Ronaldo, meriton të fitojë Topin e Artë.

Ronaldo, 33 vjeç, është një nga kandidatë për të fituar çmimin e madh individual Topi i Artë.

Në rast të fitimit të Topit të Artë nga Ronaldo, ky do të ishte një rekord pasi do ta përvetësonte për të gjashtën herë këtë çmim.

Megjithatë, edhe pse udhëhoqi Real Madridin drejt fitimit të kurorës së tretë të Ligës së Kampionëve më parë këtë vit, portugezi nuk pritet të jetë finalistë.

Ronaldo dhe Matuidi duke festuar një gol (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Ylli portugez bëri kalimin në Juventus në korrik dhe bashkëlojtari Matuidi e  mbështet Ronaldon për të fituar Topin e Artë.

"Cristiano Ronaldo meriton ta fitojë atë [Topin e Artë]", ka thënë fillimisht Matuidi për Sky Sport Italia.

"Ai gjithmonë dëshiron të fitojë dhe kjo bën dallimin", përfundoi francezi.

Ndryshe, ceremonia e dhënies së Topit të Artë pritet të mbahet në Paris më 3 dhjetor. /Telegrafi/