Please enter at least 3 characters.

Mateo reagon për herë të parë pas mbarimit të spektaklit të BBVA-së

Mateo Borri, finalisti i këtij edicioni të BBVA-së ka thyer heshtjen për herë të parë në rrjetet sociale pas mbarimit të spektaklit.

Përmes një videoje dhe një mbishkrimi ai ka falënderuar publikun për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë këtij rrugëtimi.

Mateo vlerësoi të sqaronte për publikun se arsyeja pse nuk kishte reaguar deri më tani ishte se kishte problem me telefonin derisa po ashtu dëshironte të kalonte kohë me familjen.


Përmes klipit ai gjithashtu potencoi se mbështetja që i kanë bërë publiku është më e madhe se çmimi prej 100 mijë eurove, derisa u shpreh mirënjohës për përkrahjen.

Finalisti i këtij edicioni po ashtu krahas klipit bëri një shkrim falënderues, bashkëngjitur postimit.

“Mirënjohje pafund për suportin, mirenjohje për çdo votë, çdo mesazh, për çdo video që keni bërë për mua, ëdo shqiptari që ka shpenzuar kohë nga koha e tij për të më mbështetur në këtë rrugëtim. Falenderime pafund nga zemra për çdo gjë që keni bërë për mua, dashuria që më keni dhuruar është fitorja ime më e madhe…”, ka shkruar ai.