Maskë për një fytyrë pa rrudha
21/06/2016
Shmangni kimikatet që dobësojnë lëkurën tuaj! Zgjidhni një trajtim natyror me këtë maskë me banane kundër rrudhave.
Banania përmban kalium dhe vitamina të cilat zvogëlojnë rrudhat.
Përbërësit e kësaj maske:- ½ banane e pjekur - 1 lugë kos - 1 lugë mjaltë - ½ lugë kafeje me vaj arganiPërgatitja:
Merrni bananen dhe vendoseni në mikser. Më pas shtoni kosin, mjaltin dhe vajin e arganit. Miksojini derisa të krijohet një masë kompakte.
Përbërjen e përgatitur aplikojeni në fytyrë dhe qafë, duke shmangur zonën e syve. Lëreni maskën të veprojë për 15 minuta.
Në fund shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. /Telegrafi/


