Please enter at least 3 characters.

Masat për sezonin turistik, Vlora rikthen semaforët pas shumë vitesh

Vlora rikthen semaforët pas shumë vitesh, për të lehtësuar trafikun në akset më problematike të qytetit.

Për herë të parë pas një kohe të gjatë, në disa nyje kryesore rrugore do të vendosen semaforë, si pjesë e masave për përmirësimin e qarkullimit dhe shmangien e trafikut të rënduar gjatë sezonit turistik.

Fillimisht, semaforët do të testohen në akse si rruga Transballkanike, rrethi i Skelës dhe rruga e Spitalit, zona të cilat prej vitesh kanë pasur fluks të lartë automjetesh dhe vështirësi në lëvizje.

Më pas, sipas autoriteteve, pritet që projekti të zgjerohet edhe në akset e tjera kryesore të qytetit, në varësi të efektivitetit që do të ketë kjo fazë testimi.