Masakër në Austri: Serbi vret gruan, plagos vajzën dhe partnerin e saj, më pas vetëvritet
Një burrë me origjinë nga Serbia vrau mbrëmë bashkëshorten, plagosi rëndë vajzën dhe partnerin e saj, pastaj vrau veten në një veturë.
Ky krim ndodhi në lagjen Leopoldstadt, në qendër të Vjenës, raportojnë mediat lokale.
Sipas informacionit nga Austria, masakra u krye para ndërtesës ku familja jetonte ndërsa policia ishte mobilizuar në të gjithë qytetin për ta kapur autorin, i cili u gjet më pas pa shenje jete.
Trupi i gruas u gjet para apartamentit gjersa në ndërtesë, policia gjeti vajzën (24 vjeçe), që është vajza e çiftit, dhe një djalë (26 vjeç), të dy të plagosur rëndë. Vajza është në gjendje kritike për jetë.
Fqinjët njoftuan policinë pasi dëgjuan disa të shtëna, raporton nova.rs.
Schüsse am Dienstagabend in Wien-Leopoldstadt: Es herrscht Bangen um die Tochter des 44-jährigen mutmaßlichen Schützen. Sie wurde schwer verletzt und schwebt weiterhin in Lebensgefahr. https://t.co/IX4V0wkgrDpic.twitter.com/5pC0zYJ546
— Kronen Zeitung (@krone_at) September 17, 2025
Pas kësaj, autori u përpoq të ikte me veturën e markës “Mercedes”, por u kap i plagosur rëndë, e cila gjë i solli edhe vdekjen.
Fillimisht nuk ishte e qartë nëse ai ishte qëlluar nga policia, por hetimet kanë treguar se bëhet fjalë për vetëvrasje.
Në apartament ku ndodhi sulmi fillestar, ishin edhe dy fëmijë të tjerë që panë ngjarjen, por ata nuk u lënduan. Policia kishte urdhëruar që banorët të mos dilnin në rrugë dhe disa rrugë ishin bllokuar.
Motivi i krimit nuk është plotësisht i qartë ende, por si një prej mundësive po merret në konsideratë fakti që çifti ishte duke u përgatitur për shkurorëzim që pritej të ndodhte së shpejti. /Telegrafi/
In einer Gemeindebauwohnung in Wien-Leopoldstadt hat sich am Dienstagabend eine blutige Beziehungstat ereignet. Ein Mann soll seine Frau erschossen und seine Tochter schwer verletzt haben. https://t.co/TuLe9GKCf0pic.twitter.com/BnbtTvjuBI
— Kronen Zeitung (@krone_at) September 16, 2025


