Masa sigurie në Ambasadën amerikane në Shkup
Burime pranë autoriteteve qeveritare të Maqedonisë bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve INA, se janë shtuar masat e sigurisë pranë përfaqësisë diplomatike amerikane, por nga ana tjetër bëhet e ditur se edhe Interpoli ka kërkuar nga MPB angazhim më të lartë rreth sigurisë pranë objekteve që janë përfshirë në kuadër të masave të nivelit të lartë të sigurisë.
Interpoli kërkesën për shtimin e masave të sigurisë pranë objekteve të ndjeshme ka dërguar edhe pranë të gjitha vendeve anëtare të saj.
Burime pranë MPB-së kanë theksuar për mediat maqedonase se janë në komunikim të vazhdueshëm me ambasadën amerikane dhe se janë të marr vesh për shkëmbimin e informacioneve të sigurisë të ndërlidhura me kërcënime të mundshme.
Pranë ambasadës amerikane janë parë ekipe të rregullta të sigurisë, mirëpo vijojnë edhe patrulla të zakonshme policore rreth objektit të ambasadës në Kalanë e Shkupit. /Telegrafi/


