Please enter at least 3 characters.

Marylin Mansonit i bie sipër skela metalike gjatë koncertit në New York (Foto/Video)

2017/10/ma.jpg

Edhe një incident në një koncert të yllit të rokut botëror, por që fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz.

Në skenën e koncertit të Marylin Manson në New York ishin vendosura dy armë të mëdha të improvizuara.

Këto të fundit ranë mbi yllin e rokut, i cili është lënduar rëndë, por është jashtë rrezikut për jetë.

Ai po këndonte këngën Sweet Dreams mbrëmjen e së shtunës (30 shtator) kur armët e mbajtura me skele ranë mbi Mansonin.

Fansat e ndihmuan këngëtarin dhe e dërguan në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk dihet se sa serioz është lëndimi i 48-vjeçarit.

Ndryshe, këngëtari ka planifikuar edhe disa koncerte në shtetet evropiane, por pas këtij incidenti nuk dihet nëse do të zhvillohen. /Telegrafi/