Marta Kos anulon vizitën në Serbi: Glorifikimi i Mlladiqit është i papajtueshëm me vlerat e BE-së
Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka njoftuar se ka vendosur të mos e realizojë vizitën e planifikuar në Serbi, duke e lidhur vendimin me glorifikimin e Ratko Mlladiqit pas vdekjes së tij, shkruan Telergafi.
“Ratko Mlladiq u dënua për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Kthimi i eshtrave të tij në Beograd ia kujton Evropës faqet më të errëta të historisë sonë të afërt”, ka shkruar Kos, në platforëm X, shkruan Telegrafi.
Ratko Mladić was convicted of genocide, crimes against humanity and war crimes. The return of his remains to Belgrade reminds Europe of the darkest pages in our recent history.
The glorification surrounding his death is incompatible with the values on which the EU path is…
— Marta Kos (@MartaKosEU) September 4, 2026
Ajo ka theksuar se glorifikimi që ka shoqëruar vdekjen e Mlladiqit është i papajtueshëm me vlerat mbi të cilat ndërtohet rruga drejt Bashkimit Evropian.
“Kjo rrugë kërkon përballje me të kaluarën, pajtim të vërtetë dhe respektim të viktimave të krimeve të luftës”, ka deklaruar Kos.
Komisionerja evropiane ka shtuar se “vlerat mbi të cilat mbështetet e ardhmja jonë e përbashkët nuk janë të negociueshme”.
“Në këtë kontekst, kam vendosur që, në këtë moment, të mos e realizoj vizitën time të planifikuar në Serbi”, ka përfunduar Marta Kos./Telegrafi/.


