Please enter at least 3 characters.

Marotta konfirmon: Conte është trajneri i Chelseat

2016/03/kontess.png

Shefi ekzekutiv i Juventus, Giuseppe Marotta ka konfirmuar se Antonio Conte do të jetë trajneri i ri i Chelseat pas përfundimit të Evropianit.

Trajneri italian do të largohet prej kombëtares së Italisë gjatë verës, të cilën e ka konfirmuar edhe Federata e Futbollit të Italisë.

''Fakti që Conte po shkon tek Chelsea, vetëm konfirmon se ne bëmë zgjedhjen e duhur kur e morëm nga Siena në vitin 2011''.

''Jam krenar për vendimin tonë dhe për të. Tashmë, ai do ketë një sfidë tjetër të vështirë duke drejtuar Chelsean'', citoi Marotta.