Marlon Santos largohet nga Barca, kalon te Nice (Foto)
29/08/2017
Barcelona ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Nice për huazimin dyvjeçar të Marlon Santos.
Mbrojtësi do ta vazhdojë karrierën në Francë, ndërsa katalunasit e kanë edhe opsionin ta rikthejnë pas 12 muajsh nëse kanë nevojë për të.
Blaugranët nënshkruan kontratë të përhershme me 21-vjeçarin në muajin qershor, pasi paraprakisht e kishin huazuar dhe pritej që të kishte të ardhme te klubi.
Sidoqoftë, ai nuk është në planet e trajnerit Ernesto Valverde dhe është dërguar te Nice për t’u zhvilluar si lojtar.
Largimi i tij njëherësh nënkupton se Thomas Vermaelen do të jetë zgjedhja e katërt e Barcës për pozitën e qendërmbrojtësit.
Konfirmimin për transferimin e lojtarit e ka bërë edhe klubi i ri i tij, Nice. /Telegrafi/


