Please enter at least 3 characters.

Marchisio dhe Khedira kthehen nga lëndimet

2017/09/5672bb731e341401d100000d.jpg
120:"during the Serie A match betweeen Juventus FC and ACF Fiorentina at Juventus Arena on December 13, 2015 in Turin, Italy.
17:"Valerio Pennicino

Claudio Marchisio dhe Sami Khedira janë rikthyer të gatshëm për Juventusin dhe mund të jenë në listë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Olympiakosit. 

Të dy mesfushorët kanë vuajtur na dëmtimi, por tani janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për aksion.

Dyshja janë kthyer dhe kanë punuar së bashku me lojtarët e tjerë në stërvitjen e sotme në Vinovo.

Nuk dihet se a do të luajnë në Ligën e Kampionëve, por ata mund të jenë të gatshëm pas ndeshjeve me kombëtaren.

Massimiliano Allegri do të flas në media më vonë së bashku me Andrea Barzaglin.

Juventusit i duhet fitore në ndeshje me grekët pasi ndeshjen e parë e kanë humbur ndaj Barcelonës me rezultat 3:0.

Juventusi është në grup me Barcelonën, Olympiacosin dhe Sporting Lisbonën.

Ndeshja zhvillohet nësër në Allainz Arena të Juventusit nga ora 20:45. /Telegrafi/