Please enter at least 3 characters.

Marcello Lippi largohet përsëri nga Kina: Nuk dua t'ua vjedh paratë

2019/11/MarcelloLipikina-2.jpg
264:"AL AIN, UNITED ARAB EMIRATES - JANUARY 20: Marcello Lippi, manager of China during the AFC Asian Cup round of 16 match between Thailand and China at Hazza Bin Zayed Stadium on January 20, 2019 in Al Ain, United Arab Emirates. (Photo by Francois Nel/Getty Images)
12:"Getty Images

Marcello Lippi ka njoftuar se është larguar nga posti i përzgjedhësit të Kinës sërish, ku ishte kthyer në maj të këtij viti.

Strategu italian (i cili e kishte drejtuar këtë kombëtare edhe në periudhën 2016 - janar 2019) ka dhënë dorëheqje pas humbjes nga Siria (2-1) në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror të viti 2022.

"Nëse e prezantoj një ekip të këtillë në fushë... Fitoj shumë para. Dhe nuk dua që t'ua vjedh (ato para). Prandaj, po jap dorëheqje, të parevokueshme", ka deklaruar 71-vjeçari.

Marcello Lippi (Foto: Lintao Zhang/Getty Images/Guliver)

Humbja e ka lënë Kinën pesë pikë prapa liderit Siria në Grupin A, në pjesën aziatike të kualifikimeve, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t'u zhvilluar.

Fituesi i grupit vazhdon në fazën tjetër kualifikuese, ndërsa të njëjtën gjë e bëjnë edhe katër ekipet me renditjen më të mirë në vendet e dyta në grupe. /Telegrafi/