Please enter at least 3 characters.

Marca shuan spekulimet për transferimin e yllit të Arsenalit te Real Madrid

Transferimi i mesfushorit Martin Zubimendi nga Arsenali te Real Madridi këtë verë duke i pamundur dhe zërat rreth një kalimi janë cilësuar tashmë si lajme të rreme apo thashetheme.

Zubimendi është lidhur ditëve të fundit me një rikthim të madh në La Liga, por kësaj radhe te gjiganti spanjoll, Real Madrid, i cili është në kërkim të një mesfushori qendror pas dështimit të transferimit të Rodrit nga Manchester City.

Spekulimet në tregun evropian të transferimeve në lidhje me të ardhmen e Martin Zubimendit kanë marrë fund përfundimisht.

Sipas gazetës spanjolle Marca, thashethemet që e lidhin mesfushorin e Arsenalit me një transferim te Real Madridi janë të rreme.

Pavarësisht raporteve të fundit që e pozicionojnë lojtarin në radarin e Real Madridit për të forcuar mesfushën qendrore përpara sezonit të ri të La Liga-s, burime pranë futbollistit dhe drejtorëve sportivë konfirmuan se aktualisht nuk ka negociata.

Si rezultat, mesfushori spanjoll mbetet plotësisht i përqendruar në angazhimet e tij aktuale te Arsenali, duke i dhënë fund një prej sagave më të diskutuara të afatit kalimtar evropian. /Telegrafi/