Please enter at least 3 characters.

Maqedoni, të premten arrijnë edhe mbi 38 mijë vaksina AstraZeneca

2021/04/AstraZeneca.png

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se sot ka marrë një lajm të mirë nga UNICEF.

"Më 14 e këtij muaji do të arrijë dërgesa e dytë e vaksinave që i siguruam përmes mekanizmit KOVAKS dhe do të dërgohen 38.400 vaksina të AstraZenecas", shkroi Filipçe.

Ministri Filipçe tha se vaksinat do të vazhdojnë të arrijnë dhe u bëri thirrje qytetarëve që të paraqiten për vaksinim në ueb-faqen vakcinacija.mk.

Ndryshe, deri tani në Maqedoni ka 145.043 të vaksinuar dhe ka 303.574 të paraqitur për vaksinim./Telegrafi/