Please enter at least 3 characters.

Maqedoni: Në covid-qendrat janë hospitalizuar gjithsej 1.313

2020/06/Pacient-me-Covid.jpg
13:"ArbnoraMemeti

Gjatë 24 orëve të fundit në qendrat covid në spitalet e vendit është raportuar se trajtohen 870 pacientë pozitiv dhe të dyshuar me koronavirus, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 78 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për Kovid-19. Në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 58 pacientë.

Në repartin infektiv në Tetovë ka 44 pacientë, në Veles trajtohen 61 të sëmurë, ndërsa Kumanovë 119 pacientë pozitiv dhe të dyshuar në Kovid-19. Në qendrat kovid në Ohër ka 100 pacientë të hospitalizuar, në Prilep 119 në qendrën kovid në Gostivar 66, ndërsa në Strugë 34 të sëmurë. Në spitalin e Strumicës janë hospitalizuar 75 pacientë, në Koçan 25, në Kërçovë 18, Kavadar 54, në Gjevgjeli 10 persona, ndërsa në Dibër shtatë pozitiv dhe të dyshuar në koronavirus.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv dhe të dyshuar në koronavirus që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe spitalet e vendit është 1.313 dhe ka rreth 150 shtretër të lirë spitali në qendrat kovid.

Gjatë ditës, bëhen çregjistrime të pacientëve të shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse është e nevojshme, kapacitetet e reparteve kovid do të zgjerohen më tej, thuhet në kumtesë./Telegrafi/