Maqedoni: 30 raste të reja me coronavirus, gjithsej 384 të infektuar
02/04/2020
Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të kaluara në Maqedoni janë regjistruar 30 raste të reja me coronavirus. Sipas qyteteve nga 30 rastet e fundit, 12 janë në Shkup, 8 në Kumanovë, 9 në Prilep dhe 1 në Kriva Pallankë.
Me rastet e reja numri i përgjithshëm ka shkuar në 384 persona.
Ndërsa sipas qyteteve, më shumë të infektuar ka në:
Shkup - 195
Kumanovë - 62
Dibër - 47
Shtip - 15
Prilep - 21
Tetovë - 13
Strugë - 9
Veles - 6
Manastir - 4
Ohër - 3
Kavadar - 2
Gostivar - 1
Gjevgjeli - 2
Strumicë - 1
Kriva Pallankë - 2
Koçani - 1.
Gjatë natës së kaluar janë bërë 342 teste./Telegrafi/


