Please enter at least 3 characters.

Maqedoni: 18 raste të reja, 5 të shëruar dhe dy të vdekur në 24 orët e fundit

2020/03/coronavirus_test_-_photo_yalcinsonat_-_dreamstime.com_.jpg

Ministria e Shëndetësisë informon se në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një person nga Kumanova i moshës 73-vjeçare, i cili ka qenë i infektuar me coronavirus.

Ndërsa personi i cili është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Kavadar, po ashtu ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Nga MSH thonë se janë shëruar edhe 5 pacientë, të cilët pas dy testeve përfundimtare kanë rezultuar negativ.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 raste të reja me Covid-19, prej tyre: 7 në Shkup, 2 në Kumanovë, 4 në Prilep, 2 në Manastir, 1 në Kavadar (ka ndërruar jetë), 1 në Krushevë dhe 1 në Koçan.

Me rastet e fundit numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 617, prej të cilëve sipas qyteteve:

Shkup - 261
Kumanovë - 130
Dibër - 49
Shtip - 20
Prilep - 38
Tetovë - 29
Strugë - 28
Veles - 10
Manastir - 8
Ohër - 3
Kavadar - 3
Gostivar - 4
Gjevgjeli - 4
Strumicë - 2
Kriva Palanka - 3
Radovish - 4
Krushevë - 3
Koçani - 18.