Mansory e bën Mercedes V-Class edhe më luksoz
06/05/2025
Nëse ka një markë që ka bërë emër duke i çuar veturat në një nivel më të lartë me modifikimet e saj dhe disa do të thonë se shpesh e tepron, atëherë është Mansory.
Këtë herë, Mansory i kushtoi vëmendje Mercedes V-Class.
Marka prezantoi krijimin e saj në Shangai, dhe modifikimet kanë bërë që modeli të duket si Rolls-Royce, përcjell Telegrafi.
Nga pjesa e përparme, te rrotat, detajet e karbonit, pasqyrat anësore, Mansory ka ndryshuar pamjen e Mercedes V-Class.
Furgonat janë tashmë mënyra më e rehatshme dhe praktike për të transportuar njerëzit, dhe kur merrni parasysh këtë faktor dhe pasurinë e Mansory, ky kombinim funksionon shkëlqyeshëm. /Telegrafi/


