Please enter at least 3 characters.

Mane dhe Firmino dhurojnë spektakël, Liverpooli kthehet te fitoret

2019/03/GettyImages-1134888662.jpg
299:"LIVERPOOL, ENGLAND - MARCH 10: Roberto Firmino of Liverpool celebrates with Sadio Mane of Liverpool after scoring his sides first goal during the Premier League match between Liverpool FC and Burnley FC at Anfield on March 10, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në garë për titullin e kampionit, teksa ka mposhtur Burnleyn 4-2.

Mysafirët kanë arritur që të kalojnë të parët në epërsi vetëm pas gjashtë minutash lojë.

Ishte mesfushori qendror i Burnleyt, Westwood që realizoi një gol spektakolar nga goditja e këndit për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi 0-1.

Përgjigja e vendasve nuk vonoi shumë pasi në minutën e 19-të barazuan rezultatin në 1-1, nëpërmjet brazilianit Firmino që shënoi nga afërsia.

Dhjetë minuta më vonë Liverpooli e gjeti edhe golin e epërsisë në këtë sfidë.

Roberto Firmino. (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Sadio Mane realizoi një gol të bukur duke kaluar skuadrën e Klopp në epërsi për herë të parë në këtë takim.

Me epërsinë e vendasve prej një goli 2-1, përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Liverpooli edhe pjesën e dytë ishte më e mirë në fushë dhe arriti të realizonte golin e tretë në minutën e 67-të

Mohamed Salah goditi dhe topin e kthyer në zonë e shfrytëzoi Roberto Firmino që shënoi për 3-1.

Krejt në fund të ndeshjes, Burnley arrit të realizonte edhe golin e dytë nëpërmjet islandezit Gudmundson.

Sadio Mane. (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Derisa Burnley u hodh në sulm për ta barazuar rezultatin, Liverpooli ndërtoi një kundërsulm të shpejtë ku shënoi edhe golin e katërt.

Ishte sulmuesi senegalez Sadio Mane që realizoi për rezultatin përfundimtar 4-2.

Liverpool pas kësaj fitore vazhdon të mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 73 pikë të tubuara, një më pak se lideri Manchester City.

Ndërkohë Burnley ndodhet në pozitën e 17-të me 30 pikë pas 30 ndeshjeve. /Telegrafi/