Manchester United pëson humbje minimale në udhëtim te Newcastle
Manchester United është mposhtur në udhëtim te Newcastle United me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 14-të në Ligën Premier.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, përkundër se pati raste të mira shënimi nga të dyja anët.
Alejandro Garnacho nuk ia doli ta mposhte Dubravka në minutën e 11-të, me anglezin që bëri pritje fantastike.
Më pas, vendasit reaguan me anë të Miguel Almiron dhe Alexander Isak, por që Djajtë e Kuq ishin tejet me fat.
Në 45 minutat e dytë ishte një skenar tjetër, me Magpies që ishin më kërkues dhe realizuan golin e fitores.
Anthony Gordon realizoi për 1-0 në minutën e 56-të, kur u asistua prej Kieran Trippier.
Djajtë e Kuq menduan se po merrnin një pikë nga ky takim në minutën e 89-të kur Antony shënoi në portën e vendasve, por Harry Maguire ishte në pozicion jashtë loje dhe goli u anulua.
Pas javës së 14-të, Newcastle është ngjitur në vendin e pestë me 26 pikë, dy më shumë se Man unitet që është në të shtatin, ndërsa Erik ten Hag me lojtarët e tij takohen me Chelsean në xhiron e 15-të. /Telegrafi/


