Please enter at least 3 characters.

Manchester United humb përsëri garën me Dortmundin, 16-vjeçari Bellingham do të transferohet në Bundesliga për një shumë rekorde

2020/03/GettyImages-1171339348.jpg
308:"BIRMINGHAM, ENGLAND - AUGUST 31: Jude Bellingham of Birmingham City celebrates after he scores their second goal during the Sky Bet Championship match between Birmingham City and Stoke City at St Andrew's Trillion Trophy Stadium on August 31, 2019 in Birmingham, England. (Photo by Nathan Stirk/Getty Images)
12:"Getty Images

Pasi arriti t'ia rrëmbej Erling Haalandin, Borussia Dortmund ka fituar një tjetër betejë me Manchesterin Unitedin.

Gjiganti gjerman kanë arritur t'i sigurojnë shërbimet e super talentit anglez të Birmingham Cityt, Jude Bellingham.

Mediat gjermane dhe ato angleze kanë raportuar se mesfushori qendror ka pranuar të transferohet tek verdhezinjtë duke refuzuar kalimin në Old Traford.

16-vjeçari është duke luajtur rregullisht me ekipin e parë të Birminghamit në Championship ku ka shkëlqyer këtë edicion.

Jude Bellingham. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)

Ai ka luajtur në 31 takime ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë tre asistime.

Dortmund ka arritur marrëveshje me Birminghamin për transferimin e mesfushorit për 29 milionë euro, shumë që mund të rritet ende nëse arrihen bonuset.

Jude Bellingham kësisoj do të bëhet 16 vjeçari më i shtrenjtë në histori të futbollit. /Telegrafi/