Man Utd – Sheffield Utd, formacionet zyrtare
Manchester Unitedi dhe Sheffield Unitedi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq janë nikoqir të Sheffield Unitedin në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Ligën Premier, takim që zhvillohet në Old Trafford nga ora 19:00.
Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer vjen në këtë ndeshje pas barazimit me Tottenhamin dhe pret të shënojë fitoren e parë pas rikthimit të futbollit nga pandemia.
Në anën tjetër, Sheffieldi e ka nisur rikthimin e futbollit me humbje dhe do të bëjnë çmos të marrin një rezultat pozitiv nga ky udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira.
Man Utd: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; Matic, Pogba; Greenwood, Fernandes, Rashford; Martial.
Sheffield Utd: Moore; Basham, Jagielka, Robinson; Baldock, Lundstram, Norwood, Fleck, Stevens; Mousset, McGoldrick.
/Telegrafi/


