Please enter at least 3 characters.

Man United pritet të transferojë dy mesfushorë si pjesë e rindërtimit të skuadrës

Manchester United po përgatitet të investojë në një partneritet të ri në mesfushë verën e ardhshme, si pjesë e një ristrukturimi të planifikuar nën drejtimin e Ruben Amorim.

“Djajtë e Kuq” kanë qenë duke monitoruar disa mesfushorë të Ligës Premier, përfshirë Elliot Anderson, Adam Wharton, Carlos Baleba dhe Alex Scott, teksa vlerësojnë ndryshimet afatgjata në qendër të mesfushës. E ardhmja e Bruno Fernandes, Casemiro dhe Kobbie Mainoo mbetet e paqartë.

Mes objektivave që po analizohen për verën, mesfushori i Nottingham Forest, Elliot Anderson, ka kontratë deri në vitin 2029 dhe vlera e tij ka ardhur në rritje pasi është konsoliduar si pjesë e rëndësishme e Anglisë së drejtuar nga Thomas Tuchel.

Adam Wharton i Crystal Palace shihet si një alternativë më e arritshme. 21-vjeçari, kontrata e të cilit gjithashtu skadon në vitin 2029, po shqyrton mundësinë e rinovimit, megjithëse Palace ka një histori të afërt të shitjes së lojtarëve kyç.

Elliot Anderson

Carlos Baleba, gjithashtu 21 vjeç, është i lidhur me Brightonin deri në vitin 2028, por roli i tij është zvogëluar këtë sezon.

Mesfushori kamerunas është zëvendësuar në pushimin e pjesës së parë në katër raste nga trajneri Fabian Hurzeler, i cili ka pranuar se kjo lidhet me ndikimin e interesimit të madh të Manchester United gjatë verës së kaluar.

Ndërkohë, mesfushori i Bournemouth, Alex Scott, 22 vjeç, është shndërruar në një titullar të rregullt në Premier League këtë sezon dhe muajin e kaluar mori ftesën e tij të parë në kombëtaren e Anglisë.

United ishte lidhur gjithashtu me bashkëlojtarin e Scott, Tyler Adams, por mesfushori amerikan pësoi së fundmi një dëmtim të dyshuar në ligament më herët gjatë kësaj jave./Telegrafi/