Please enter at least 3 characters.

Man City triumfon me rikthim në derbi ndaj Chelseat

2019/11/City-vs-Chelsea.jpg
317:"MANCHESTER, ENGLAND - NOVEMBER 23: Kevin De Bruyne of Manchester City celebrates with teammates after scoring his team's second goal as ch during the Premier League match between Manchester City and Chelsea FC at Etihad Stadium on November 23, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City ka arritur të fitojë me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Chelseat në derbin e javës së 13-të në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas ka arritur t'i kthehet fitores në kampionat pas humbjes nga Liverpoolit, pasi ka triumfuar me rikthim ndaj Chelseat.

Pjesa e parë  e ndeshje u karakterizua me lojë të hapur dhe raste nga të dyja skuadrat, të cilët arritën të shënojnë edhe gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 21 minutave lojë dhe ishte N'Golo Kante, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të bukur nga Mateo Kovacic.

Kante hapi serinë e golave (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

City arriti të kthehet në lojë duke shënuar dy herë, fillimisht me anë të Kevin de Bruyne (29') për 1-1, ndërsa Riyad Mahrez (37') shënoi gol të bukur për 2-1.

Në pjesën e dytë, ekipi i Frank Lampard u mundua shumë me anë të disa rasteve të gjej golin e barazimit, por Qytetarët arritën të mbahen mirë dhe në fund të shënojnë edhe një gol.

Ishte Raheem Sterling (90+), i cili shënoi pas asistimit të Mahrez për 3-1, por goli u anulua nga VAR-i dhe ndeshja përfundoi 2-1.

Mahrez shënoi golin e fitores (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, City ngjitet në pozitën e tretë me 28 pikë apo nëntë më pak se Liverpooli lider, ndërsa Chelsea renditet i katërti me 26 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blutë e presin në shtëpi West Hamin, ndërsa City udhëton te Newcastle. /Telegrafi/

https://twitter.com/RiZzyUTD/status/1198303331556478976