Please enter at least 3 characters.

Man City ka gati 125 milionë euro për Mahrez dhe Jorginho

2018/04/Kevin-De-Bruyne-Man-City.jpg
133:" during the Premier League match between Manchester City and Swansea City at Etihad Stadium on April 22, 2018 in Manchester, England.
18:"Laurence Griffiths

Manchester City ka etiketuar dy futbollistët që dëshiron t'i transferoj në skuadër gjatë afatit kalimtar veror.

Qytetarët dominuan totalisht Ligën Premier këtë sezon, duke u shpallur kampion katër apo pesë javë para përfundimit.

Megjithatë, skuadra angleze nuk po arrin të ketë sukses në Evropë pasi u eliminuan në çerekfinale nga rivalët e Liverpoolit.

Ky dështim në Ligën e Kampionëve tash e dhjetë vite pas blerjes nga sheikët ka bërë që drejtuesit të shikojnë edhe më shumë për përforcimin e skuadrës.

Mahrez pëlqehet shumë nga City (Getty Images)

Sipas mediumit britanik Daily Mail, drejtuesit e Cityt kanë etiketuar dy emra për të përforcuar skuadrën gjatë afatit të verës.

Jorginho, i preferuari i Guardiolas (Getty Images)

Anësori maroken i Leicester Cityt, Riyad Mahrez dhe mesfushori italo-brazilian i Napolit, Jorginho, janë dy futbollistët që i duan të City.

Mahrez është një dëshirë e madhe e trajnerin Pep Guardiola dhe drejtuesit kanë gati 60 milionë funte apo 68 milionë euro për shërbimet e tij.

Edhe Jorginho pëlqehet shumë nga Guardiola dhe drejtuesit duan t'ia plotësojnë kërkesën duke ofruar 50 milionë funte apo 57 milionë euro për të, që mendohet se janë të mjaftueshme. /Telegrafi/