Man City dhe Arsenali synojnë ta nisin me fitore rikthimin e Ligës Premier, formacionet zyrtare
Manchester City dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Ligën Premier.
Pas më shumë se tre muajve pauzë, do të rikthen edhe ethet e Ligës Premier dhe atë me një ndeshje të madhe mes Cityt dhe Arsenalit.
Qytetarët janë nikoqir të Topçinjve në takimin e parë pas pauzës, takim i cili zhvillohet në stadiumin Etihad nga ora 21:15.
Ekipi i Pep Guardiolas synon ta rinis futbollin me një fitore e cila do ta mbante në presion Liverpoolin lider.
Në anën tjetër, edhe ekipi i Mikel Artetas gjithashtu synon rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë për të mbetur në hap për një vend që i dërgon në Evropë.
Nga minuta e parë në këtë ndeshje do të luajnë edhe dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
Man City: Ederson; Walker, E Garcia, Laporte, Mendy; Gundogan, De Bruyne, Silva (C); Mahrez, Jesus, Sterling
Arsenal: Leno; Bellerin, Mustafi, Mari, Tierney; Xhaka, Guendouzi, Willock; Aubameyang, NKeitah, Saka;
/Telegrafi/


