Please enter at least 3 characters.

Man City del me deklaratë për operacionin e Nathan Ake

Manchester City ka lëshuar një deklaratë në lidhje me operacionin e suksesshëm të Nathan Ake pas një lëndimit në FA Cup.

Kampioni në fuqi i Ligës Premier ka bërë të ditur se lojtari tani është në fazën e reahbilitimit, por që ende nuk dihet se sa do të mungojë.

“Nathan Ake ka pësuar një operacion të suksesshëm në një frakturë në këmbën e tij të majtë”, thuhet në deklaratën e klubit.

“Mbrojtësi i Cityt u zëvendësua në pjesën e parë të fitores të së shtunës në raundin e pestë të FA Cup ndaj Plymouth në stadiumin Etihad pasi e përkeqësoi problemin që i ka shkaktuar atij shqetësim gjatë karrierës së tij.

"Ai tani do të pushojë dhe do të shërohet përpara se të fillojë një periudhë rehabilitimi. Të gjithë në City i dëshirojnë Nathan një shërim të shpejtë", përfundon njoftimi i tyre. /Telegrafi/