Man City - Chelsea, formacionet zyrtare të derbit të javës në Ligën Premier
Manchester City dhe Chelsea kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Qytetarët janë nikoqir të Bluve në ndeshjen derbi të javës së 29-të të kampionatit anglez.
Skuadra e Pep Guardiolas është dukshëm skuadra më e fortë këtë sezon dhe dëshiron të vazhdoj me fitore për të ngritur diferencën e ndjekësve në tabelë.
Në anën tjetër, skuadra e Antonio Contes ka rënie në formë me tri humbje nga katër ndeshjet e fundit dhe dëshiron rezultat pozitiv për të qëndruar në garë për një vend në Ligën e Kampionëve.
Sikurse Guardiola ashtu edhe Conte kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira për këtë ndeshjes.
Man City: Ederson, Walker, Laporte, Otamendi, Zinchenko, Gundogan, Bernardo, Sane, Silva (c), De Bruyne, Aguero


