Please enter at least 3 characters.

Mamografia mobile vjen në Kllokot – shërbim falas për gratë e komunës

Komuna e Kllokotit ka njoftuar se më 29 tetor do të jetë e pranishme në komunë njësia e mamografisë mobile, për t’u ofruar grave shërbime falas të kontrollit të hershëm për kancerin e gjirit.

Ky aktivitet realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, me qëllim të promovimit të shëndetit të grave dhe parandalimit të sëmundjeve, përcjell Telegrafi.



Të gjitha gratë e interesuara ftohen të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të paraqiten për regjistrim në zyrat e Komunës së Kllokotit, ose të kontaktojnë në numrin 048-548-006.