Please enter at least 3 characters.

Malek thotë se origjina e Mercuryt i kishte ndihmuar në portretizimin e rolit të tij

2019/02/RamiMalek-3.jpg
257:"HOLLYWOOD, CALIFORNIA - FEBRUARY 24: Rami Malek, winner of Best Actor for 'Bohemian Rhapsody,' attends the 91st Annual Academy Awards press room at Hollywood and Highland on February 24, 2019 in Hollywood, California. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)
12:"Getty Images

Rami Malek u shpall aktori më i mirë në rol kryesor falë portretizimit të Freddie Mercuryt në filmin "Bohemian Rhapsody".

Aktori është rritur në një familje egjiptiane, e cila ka qenë ndër gjeneratat e para që kanë migruar në Amerikë. Si i ri kishte punuar si kamerier dhe e kishte të vështirë të merrte role dhe asnjëherë nuk e kishte imagjinuar se do të arrinte një sukses kaq të madh.

Rami Malek (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

"Asnjëherë në një rol kryesor nuk e kam shikuar dikë që ngjan me mua. Asnjëherë nuk e kisha menduar se mund ta luaja Freddie Mercuryn, mirëpo pastaj e kuptova se emrin e vërtetë e ka Farrokh Bulsara. Ky ishte mesazhi më i fuqishëm që më është dhënë që nga fillimi", ka treguar Malek.

Ai ka pranuar se si i vogël nuk ishte krenar për origjinën e tij. "Si fëmijë mendoja se duhej t'i shmangesha, sepse ndihesha si i jashtëm. Me kalimin e kohës e kuptova se tradita dhe trashëgimia ime janë të bukura, dhe isha krenar me pasurinë kulturore, magjinë e muzikës, filmin dhe artin e pastër që vjen nga Lindja e Afërt", ka shtuar aktori.

37-vjeçari ka thënë se veprat e Freddie Mercuryt nuk e kanë transformuar vetëm atë, por janë frymëzim për shumë njerëz.

Rami Malek (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

"Ai njeri ka dalë në skenë dhe i ka lëvizur njerëzit në një mënyrë që askush tjetër nuk ka mundur. Kjo ka ndodhur për faktin se edhe ai ka pasur vështirësi me përfshirjen. I gjithë ai pasion që është ndezur brenda tij e ka lejuar që t'i shikojë të tjerët dhe të thotë: 'Hej, të shoh'. Nuk duhet që të gjithë të jemi nga i njëjti vend, të dukemi njësoj, të jemi të njëjtës race apo diçka të ngjashme", ka porositur aktori.

Dhe në fund nuk ka mundur të shmangë citimin e një prej hiteve më të mëdha të grupit "Queen": "Të gjithë jemi qenie njerëzore dhe më falni për këtë, por të bashkuar jemi të parët".

Freddie Mercury, emri i të cilit ishte Farrokh Bulsara, kishte lindur në Zanzibar nga prindër persianë nga India. Ai ishte rritur në Zanzibar dhe Indi, ndërsa më vonë kur ai ishte tinejxher, familja e tij u vendos në Angli, ku edhe u bë i njohur. /Telegrafi/