Please enter at least 3 characters.

Maldini i hapur për të punuar vetëm te Milani dhe Përfaqësuesja e Italisë

2018/01/GettyImages-97657745-e1516749671119.jpg
249:"MILAN, ITALY - FEBRUARY 28: Paolo Maldini former captain of Milan gestures in vip-standing during the Serie A match between Milan and Atalanta at Stadio Giuseppe Meazza on February 28, 2010 in Milan, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Paulo Maldini është një nga ikonat e futbollit dhe një legjendë e padiskutuar e Milanit.

Italiani e tregoi edhe një herë këtë, duke thënë se në mendjen e tij për të vazhduar karrierën në botën e futbollit janë vetëm klubi kuqezi nga Milano dhe Përfaqësuesja e Italisë.

"Rrugën time në futboll e kam bërë dhe nuk mund ta prek askush. Nëse unë më vonë kam dëshirën të bëjë diçka tjetër do ta shohim, do ishte një histori e mrekullueshme”.

“Është e vërtetë se karrierën time e kanë kufizuar paksa zgjedhjet e mia, përkatësisht Milani dhe Kombëtarja e Italisë”.

“Nuk e shikoj vetën duke punuar në një përfaqësuese tjetër, sidomos klub”, ka thënë Maldini për Sky Sport.

Mbrojtësi i famshëm italian aktualisht është bashkëpronar i Miami FC.

Gjatë karrierës si lojtar për Milanin është paraqitur në 902 ndeshje, ndërsa për Italinë 126. /Telegrafi/