Please enter at least 3 characters.

MALAGENJA

2024/04/Federico-Garcia-Lorca-e1713440207851.jpg

Poezi nga: Federico García LorcaPërktheu: Maksim Rakipaj

Vdekja
hyn e del
nga taverna.

Shkojnë kalorës të zinj
njerëz të këqij
nëpër shtigjet e thellë
të kitarës.

Dhe ka një kundërmim kripe
dhe gjaku femëror
ndër lule livandot e ethshme
të erës së detit.

Vdekja
hyn e del,
del e hyn
vdekja
nga taverna.