Please enter at least 3 characters.

"Makpetrol": Nuk ka kufizime dhe ndërprerje të furnizimit të pompave me derivate të naftës

2016/01/pompa-derivatet-nafta-foto-ridvan-slivova-2.jpg

"Makpetrol" njofton konsumatorët se nuk ka kufizime dhe ndërprerje në furnizimin me derivate të pompave të kësaj kompanie, edhe pse për momentin "Makpetrol" po punon me humbje.

Kompania u bënë thirrje konsumatorëve që për arsye sigurie të mos rezervojnë karburante në mënyrë që të mos rrezikohet siguria e përgjithshme e qytetarëve.

Gjatë ditës në pompat e "Makpetrolit" ka radhë të automjeteve që duan të mbushen me karburant për shkak të informacioneve për rritje të çmimit të karburanteve./Telegrafi/