Please enter at least 3 characters.

Majtistët në Maqedoni propozojnë një listë jopartiake për zgjedhjet e ardhshme

2016/03/E-majta.jpg

Partia ''E Majta'' në Maqedoni propozon që të bëhet një listë e përbashkët jopartiake që do të përbëhej nga persona me nam që janë kundër, siç thonë, regjimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, ofrimi i një liste të përbashkët të partive që janë ''kundër regjimit'', me në krye politikanët e LSDM-së, mund të demotivojë një numër qytetarësh për të dalë në votim.

''E Majta'' propozon që nëse kjo listë e kandidatëve jopartiak e fiton votëbesimin, atëherë duhet që të formohet një qeveri ekspertësh që do të kishte mandat afatshkurtër për të ndërmarrë hapa për demokratizimin e vendit dhe të përgatitë mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike./Telegrafi/