Please enter at least 3 characters.

Majk: Suksesi i “Sjena Mo” më ka frymëzuar që t’i përfundoj shtatë këngë të reja

2016/01/Majk.jpg

Reperi i BabaStars, Majk, është befasuar nga suksesi i madh i bashkëpunimit të tij me Gheto Geasyn, “Sjena Mo”.

Kënga është bërë një hit i madh dhe për një muaj ka grumbulluar nëntë milionë shikime në YouTube.

“Nuk e kam pritur një sukses të tillë. Në çdo vend e kam dëgjuar, në të gjitha vendet ku ka shqiptarë. Kjo gjë më jep vullnet dhe motiv. Aq shumë më ka frymëzuar sa i kam përfunduar shtatë këngë të reja në studio. Çdo gjë ka shkuar perfekt. Çdo gjë ishte në momentin dhe kohën e duhur”.

“Këngën fillimisht e kam incizuar si solo, por pastaj kur e dëgjoi Geti, vendosëm që të bëjmë bashkëpunim dhe gjithçka ishte mirë”, ka thënë Majk në një intervistë për Top Koha Music.