Please enter at least 3 characters.

Maguire kërkohet me ngulm nga Guardiola

2019/05/guardiola.jpg
303:"BRIGHTON, ENGLAND - MAY 12: Manchester City manager Pep Guardiola salutes the Manchester City fans after the Premier League match between Brighton & Hove Albion and Manchester City at American Express Community Stadium on May 12, 2019 in Brighton, United Kingdom. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City është duke tentuar ta transferojë Harry Maguiren në afatin kalimtar të verës, pas paralajmërimit të Vincent Kompanys se do të largohet.Sportsmail ka mësuar se mbrojtësi anglez është bërë prioriteti numër një i Pep Guardiolas për ta zëvendësuar belgun, pasi e admiron lojën e tij.

Burimet bëjnë të ditura se trajneri spanjoll e dëshiron transferimin e Maguires, pas paraqitjes fenomenale në fund të këtij sezoni, pasi City fitoi 1-0 ndaj Leicesterit.

Harry Maguire (Foto: Jordan Mansfield/Getty Images/Guliver)

‘Dhelprat’ nuk duan ta shesin mbrojtësin anglez që nuk ka shumë kohë që e ka rinovuar kontratën edhe për pesë vite të tjera, por që është duke u kërkuar edhe nga Manchester Unitedi.

Për ta realizuar këtë transferim, Manchester City është i detyruar që t’i paguajë 80 milionë euro për t’i marrë shërbimet Maguires që kishte paraqitje mbresëlënëse edhe në Kupën e Botës që u mbajt në verën e kaluar. /Telegrafi/