Please enter at least 3 characters.

Macron bën një gafë në Australi, e quan gruan e kryeministrit australian “të shijshme” (Video)

2018/05/Screenshot_1-2.jpg

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri një gafë të mërkurën, gafë kjo që të mërkurën la audiencën australiane “duke kruar kokën”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gabimin në anglisht e ka bërë gjatë një udhëtimi diplomatik, ku kishte diskutuar edhe çështje të rëndësishme si ndryshimi i klimës dhe mbrojtja.

Megjithatë, anglishtja e presidentit e humbi atë momentalisht pasi falënderoi kryeministrin Malcolm Turnbull.

"Faleminderit juve dhe gruas tuaj të shijshme për mikpritjen tuaj të ngrohtë, organizimin e përsosur të këtij udhëtimi", tha ai.

"Faleminderit për ju dhe Lucy, ju faleminderit shumë, zoti Kryeministër", shtoi ai, para se të dy burrat të shtrëngonin duart. /Telegrafi/