Please enter at least 3 characters.

Macja "shkrihet" pas dëborës, shikoni si argëtohet

2022/01/4395f335-34e3-4946-ba61-24254e23e99a.jpg

Shumica e maceve nuk e pëlqejnë dëborën dhe kur e prekin ikin me kokë pa marrë parasysh çfarë. Por ka nga ato mace që e adhurojnë dhe kënaqen duke luajtur në dëborë.

Një skenë e tillë është postuar në profilin e Instagramit të “black_cats_funny”, i cili numëron 345 mijë ndjekës.

Macja e zezë u ngjit në çatinë e makinës, e cila ishte e mbuluar me një batanije të bardhë, për t'u argëtuar.

Përveçse ka luajtur në çati, në një moment, nga vapa e lojës, ajo ka rrëshqitur nga xhami i përparmë. Por kjo nuk ishte problem për të, kështu që ajo u ngjit shpejt dhe vazhdoi lojën.

Ajo e ndoqi borën, e shtyu me putra, u rrotullua në çati dhe në një moment hëngri pak borë. Bazuar në këtë video të adhurueshme, vetëm një gjë mund të konkludohet - kjo mace e zezë e do vërtet borën. /Telegrafi/