Please enter at least 3 characters.

Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij publikojnë një fotografi atraktive nga Kreta

2018/05/lyrical-son-e1526399740171.jpg

Reperi i njohur Lyrical Son vetëm pak ditë më parë solli një bashkëpunim të ri me këngëtarin Genc Prelvukaj.

Kënga e tyre "Andërr" është pritur mirë nga fansat, dhe ka grumbulluar afro gjysmë milioni klikime në kanalin YouTube për vetëm dy ditë.

Lyrical Son është një emër mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, reperi nga Prishtina ka publikuar një fotografi mjaft atraktive, ku shfaqet pranë bashkëshortes së tij, Gresës, teksa pozojnë pranë një porti.

Ata kanë vizituar ishullin e Kretës në Greqi, ku janë duke kaluar disa ditë të mira pushimi nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Dyshja janë ndër çiftet më të dashur për publikun, dhe janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Eva.

"St’thirri n’telefon, veq me ta ni zonin, po du me kon me ty, prej t’dytit deri me t’parin", ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, duke iu referuar kështu edhe disa vargjeve të kënduara nga vet ai në këngën "S'thirri n'teelfon". /Telegrafi/