Lyoni me rikthim spektakolar në ndeshjen plot tension (Video)
13/04/2017
Lyoni ka mposhtur në mënyrë spektakolare Besiktasin në duelin e zhvilluar në Francë me rezultat 2-1 duke përmbysur rezultatin.
Ndeshja u shty për shkak të rrahjeve mes tifozëve në tribuna.
Edhe pse nisi me vonesë kjo nuk ndikoi në spektakël.
Babel pas 15 minutash lojë e kaloi në epërsi Besiktasin, dhe ky rezultat ishte deri në minutën e 85, kur Tolisso barazoi.
Kur rikthimi u mendua i pamundur atë e kompletoi Morel (87') duke shënuar për 2-1.
Kështu Lyoni krijon avantazh të mirë para duelit kthyes në Stamboll pas një jave. /Telegrafi/
https://twitter.com/insidegones/status/852636722294915072


