Please enter at least 3 characters.

Lutfi Haziri ka një porosi për Ismet Beqirin: Ia ke një veturë borxh LDK-së

2016/03/luta-nje-porosi-per-ismetin.jpg

Pas djegies së veturës zyrtare të LDK-së sot në Prishtinë ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Haziri ka dënuar ashpër djegien e veturës së partisë së tij, dhe i ka dhënë një porosi bashkëpartiakut të tij, Ismet Beqiri, në parkingun e shtëpisë së të cilit ndodhej vetura.

Lexojeni të plotë postimin e Hazirit në rrjetin social:"Vandalizmin dhe dëmtimin e prones private, si në rastin e djegies së veturave private të Memli Krasniqit e Bajram Gecajt, e së fundi edhe djegien e veturës zyrtare të LDK-së, e dënoj ashpër. Por, dua t’ia kujtoj Ismet Beqirit se vetura ka qenë dashur të jetë në parkingun e LDK-së, e jo në shtëpinë e tij. Nga sot, Ismet Beqiri ia ka borxh LDK-së një veturë të tipit Passat! LH" (sic), ka shkruar Haziri.