Lushtaku në prova te Vllaznia
10/08/2015
20-vjeçari do të testohet për disa ditë e më pas do të jetë stafi teknik i Vllaznisë me në krye trajnerin Luan Zmijani që do të japi "Ok" nëse vlen për skuadrën shkodrane, apo jo.
Vllaznia është skuadër që ka shumë nevoja për përforcime, ndërsa në janar Kreshnik Lushtaku është provuar dhe te Kukësi. Por pjesën e dytë të sezonit e ka kaluar te Trepçe’89.
Gjithsesi do të jetë Zmijani ai që do të vendosë nëse Lushtaku vlen për Vllazninë e tij, apo jo, raporton "Panorama Sport". /Telegrafi/


