Lukaku i pandalshëm, fiton penalti dhe kalon Interin në epërsi
21/08/2020
Ka nisur me gol finalja e Ligës së Evropës mes Sevillës dhe Interit.
Vetëm pas tre minutash lojë është shkaktuar penallti në të mirë të klubit italian.
Ishte sulmuesi belg Romelu Lukaku që i vodhi topin Diego Carlosit i cili pastaj e ndali brenda zonës.
Gjyqtari Danny Makkelie akordoi penallti, ndërsa i saktë nga pika e bardhë ishte sulmuesi belg Romelu Lukaku për 0-1.
Me këtë epërsi të hershme, Inter tani ndodhet më afër triumfit në Ligën e Evropës, edhe pse ka edhe shumë lojë deri në fund. /Telegrafi/


