Please enter at least 3 characters.

Luiz tregon si është të luash nën urdhrat e Sarrit: Ai përgatit ndeshjet në detaje, si person është fantastik

2018/09/David-Luiz.jpg
219:"PERTH, AUSTRALIA - JULY 20: Maurizio Sarri, Cesc Fabregas and David Luiz of Chelsea look on during a Chelsea FC press conference at Optus Stadium on July 20, 2018 in Perth, Australia. (Photo by Paul Kane/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz, e ka cilësuar Maurizio Sarrin si një person fantastik.

Trajneri italian ka fituar pesë ndeshje dhe ka barazuar dy herë në shtatë xhirot e para në Ligën Premier.

Blutë kanë pranuar vetëm pesë gola dhe mbrojtësi brazilian është i lumtur me mënyrën e punës së ish-trajnerit të Napolit te klubi nga Stamford Bridge.

© (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

"Sarri është duke na dhënë shumë lumturi për të luajtur futboll. Po përpiqemi ta shijojmë. Na jep shumë besim dhe na tregon se çfarë ai dëshiron", ka thënë Luiz pas barazimit ndaj Liverpoolit për Chelsea TV.

"Ai na përgatit në detaje për ndeshje, punon shumë për çdo situatë. Ndërsa si njeri është person fantastik".

"Për çdo ditë na thotë 'ju keni punën më të mirë në botë, duhet të kënaqeni. Duhet të përpiqeni ta bëni me buzëqeshje të madhe. Shumë njerëz në botë nuk e kanë këtë privilegj", ka shtuar Luiz.

Ndeshja e ardhshme e Bluve në Ligën Premier është kundër Southamptonit. /Telegrafi/