Luiz Ejlli nis përgatitjet për filmin e ri, zbulon se do të ketë premierën në shkurt të vitit të ardhshëm
Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, ka ngjallur kureshtje të madhe mes ndjekësve të tij në rrjetet sociale, duke publikuar një mesazh misterioz për projektin e ardhshëm që po përgatit.
Ai do të jetë pjesë e një filmi të ri, ku do të bashkëpunojë me partneren e tij, Kiara Titon, duke e bërë këtë projekt edhe më tërheqës për publikun shqiptar.
Në një postim në InstaStory, artisti nga Shkodra shkroi: “Në shkurt 2026. Lajmet do të bëhen film dhe filmi do të bëhet lajm”.
Postimi i tij ka nxitur komentet e fansave, të cilët janë kuriozë të mësojnë më shumë detaje rreth filmit dhe roleve që do të kenë Luizi dhe Kiara.
Ky njoftim tregon se këngëtari jo vetëm që po vazhdon karrierën muzikore, por po shfaqet gjithashtu edhe në fushën e aktrimit, duke zgjeruar horizontin e tij artistik dhe duke krijuar pritshmëri të madhe për premierën e projektit në fillim të vitit 2026.
Fansat tashmë po presin me padurim çdo informacion të ri që fituesi i Big Brother VIP Albania 2 do të ndajë për filmin dhe zhvillimet rreth këtij projekti.
Sido që të jetë, pritet të shihet në vazhdim meqë duket se kanë filluar edhe xhirimet. /Telegrafi/


