Please enter at least 3 characters.

Luis Suarez po përballet me një dënim të madh - uruguaiani pështyu kundërshtarin

Sulmuesi i Inter Miami, Luis Suarez, ka marrë kritika të shumta pasi u duk se pështyu në fytyrën e një anëtari të stafit të Seattle Sounders pas finales së Leagues Cup të së dielës. 

Seattle regjistroi një fitore të thellë 3-0 ndaj Inter Miami falë golave nga Osaze De Rosaria, Alex Roldan dhe Paul Rothrock, por rezultati u la në hije nga një përleshje masive midis të dyja skuadrave pas përfundimit të ndeshjes.

Sergio Busquets u duk se goditi me grusht në mjekër përfaqësuesin meksikan Obed Vargas, Maxi Falcon kishte lojtarin e Sounders, Cody Baker, në një mbërthim, dhe Tomas Aviles i Inter goditi me grushte Jackson Ragen, ndërsa tensionet shpërthyen në ‘Lumen Field’.

Por momenti më i diskutuar përfshinte ish-sulmuesin e Liverpool dhe Barcelonës, Luis Suarez, i cili i bërtiti drejtorit të sigurisë së Seattle Sounders, Gene Ramirez, gjatë përplasjes.

Siç shihet nga një video e tifozëve më poshtë, Suarez ishte i përfshirë në një debat të ashpër me Ramirez dhe, pasi i bërtiti, uruguaiani u duk se e pështyu në fytyrë përpara se të largohej i shoqëruar.

Nëse rastet e mëparshme të pështyrjes merren për bazë, atëherë Suarez me shumë mundësi do të marrë një ndëshkim të rëndë.

Më herët këtë vit, sulmuesi i Norëich, Borja Sainz, mori një pezullim prej gjashtë ndeshjesh dhe u gjobit me 12,000 euro, pasi pranoi se kishte pështyrë drejt Chris Mepham të Sunderlandit.

Disa muaj më parë, Hector Herrera i Houston Dynamo u pezullua për tre ndeshje nga MLS pasi pështyu në drejtim të një gjyqtari./Telegrafi/